Një femër ka pësuar lëndime trupore si pasojë e therjes me thikë nga bashkëshorti i saj.
Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit raporton se viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e këtij qyteti.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.