Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, që është në pushtet për afër dy dekada, vazhdon të jetë figurë e përfolur në mediat ndërkombëtare. The Independent ka përmbledhur disa prej thënieve të tij, që japin një pasqyrë lidhur me atë se si Putin e sheh botën.

Këto janë disa nga thëniet Presidentit rus, të cituara nga mediat prestigjioze:

“Unë nuk jam një grua, kështu që nuk kam ditë të këqija.”

Burimi: USA Today.

“Është shumë e rrezikshme të inkurajohen njerëzit që të shohin veten e tyre si të jashtëzakonshëm, pavarësisht rrethanave.”

Burimi: Neë York Times

“Ndonjëherë është e nevojshme të jesh i vetmuar në mënyrë që të dëshmosh se ke të drejtë.”

Burimi: Time

“Ne do t’i ndjekim terroristët kudo. Nëse ndodhen në aeroport, atëherë në aeroport. Pra, nëse i gjejmë në tualet, më falni, ne do të futemi aty. Kjo është e tëra, çështja mbyllet.”

Burimi: Thë Telegraph

“Sa më shumë që mësoj për njerëzit, aq më shumë i dua qenët. Unë thjesht i dua shtazët.”

Burimi:The Telegraph

“Unë jam njeriu më i pasur në botë,  jo vetëm në Evropë, por në tërë botën. Unë grumbulloj emocione.”

Burimi: Fortune

“Me sa duket nuk do të jetë gjithçka në rregull. Por ne duhet të përpiqemi për këtë.”

Burimi: The Guardian.