Presidenti Hashim Thaçi, nga Kalabria ku gjendet për vizitë tek arbëreshët në Itali, përmes Facebookut ka uruar besimtarët për festën e Bajramit të Madh.
“Të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Fitër Bajramit. Në këto ditë feste, që gjithmonë kremtohen me solidaritet dhe humanizëm të madh, me unitet dhe mirëkuptim mes njerëzve, ne çdo herë e më shumë po ndajmë me njëri-tjetrin vlerat që kemi, po ndajmë devotshmërinë tonë dhe po e thellojmë edhe më shumë frymën e tolerancës. Qytetarët tanë gjithmonë kanë qenë të bashkuar rreth kultivimit të këtyre vlerave humane”, ka shkruar Thaçi në urimin e tij.