Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar mbrëmë arbëreshët e Shën Benediktit në Itali.

Thaçi ka shkruar në Facebook se ata së bashku shpalosën kujtimet nga e kaluara dhe të arriturat ekëtij komuniteti në Kalabri, transmeton arbresh.info.

“Mbrëmë patëm një takim të përzemërt me arbëreshë të Shën Benediktit dhe një darkë të shtruar nga kryetarja e Shën Benediktit, Amelia Capparelli. Shpalosëm kujtimet nga e kaluara dhe të arriturat e komunitetit arbëresh në Kalabri. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.