Presidenti Hashim Thaçi po qëndron në Kalabri për një vizitë zyrtare. Ai ka takuar sot udhëheqësit e bashkive arbëreshe.

Presidenti Thaçi ka takuar prefektin e Konzencës, Gianfranco Tomao, i cili ka folur për vlerat kulturore të komunitetit arbëresh në Itali.

“Vizitat e tillë i kontribuojnë ruajtjes së identitetit arbëresh dhe integrimit në shoqërinë italiane”, ka thënë Tomao.

Presidenti Thaçi ka falënderuar autoritetet e Kozencës dhe gjithë qeveritë italiane për kontributin që kanë dhënë për Kosovën në periudhën e luftës dhe të pasluftës, thuhet në komunikatën e zyrsë së Presidentit.

“U jemi veçanërisht mirënjohës autoriteteve të Kozencës për strehimin e refugjatëve të Kosovës në periudhën e luftës”, ka thënë Thaçi.

Presidenti theksoi se Italia përveç që ka njohur shtetit e Kosovës ndër të parët, ajo ka ndihmuar shumë edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Me udhëheqësit e Kozencës dhe kryetarët e Bashkive Arbëreshe të Kalabrisë, presidenti Thaçi ka diskutuar edhe për trashëgiminë e pasur arbëreshe dhe për format e mundshme të bashkëpunimit institucional dhe kulturor në mënyrë të ndërsjellë.