Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se për 600 vjet arbëreshët e Italisë, kanë ruajtur traditat dhe doket, zakonet e gjuhën.

“Është për tu admiruar gjithçka. Tani të dy shtete edhe i Kosovës dhe i Shqipërisë, mund të bëjnë me tepër për arbëreshët. Në kudër të kësaj vizite kisha mundësinë të takohem më bashkiakët, qytetarët. Ne krenohemi me abreshët. Duhet të bëjmë më tepër, si MKRSa,  MASHT, që të punojmë për të ardhmen e tyre”, tha Thaçi në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës.

Thaçi tha se arbëreshët kanë qenë të bekuar që kanë ardhur një tokë të bekuar, e tolerancës.

“Arbëreshët gëzojnë të drejtat në Itali. Këtu kultivohet e gjitha që ka të bëj më identitetin e tyre kombëtar. Kjo vizitë do të më nxis që institucionet e vendit të punojnë më ta. Do të kemi edhe binjakëzim të komunave”, tha Thaçi.

Ai ka bërë me dije se do të nënshkruhet një memorandum nga Universiteti të Kalabrisë dhe ai Prishtinës. Sipas tij arbëreshët janë shumë të interesuar rrjedhat në Kosovë dhe Shqipëri. “Është krijuar një mundësi e jashtëzakonshme për arbëreshët”, tha ai.