Borxhi publik është rritur dukshëm dhe duhet të ndërmerren aktivitete që kjo të zgjidhet. Insistimi ynë është të sigurojmë çmim sa më të ulët të detyrimit, gjegjësisht shkallë sa më të vogël interesi të cilën do ta paguanin qytetarët, tha sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Tevdovski në konferencë shtypi theksoi se Ministria mbetet e hapur dhe tregon publikisht se detyrime do të ketë, por para së gjithash në tregun shtëpiak ku shkallët e interesit janë më të ulëta. Paralelisht, tha, shihen edhe gjendjet në tregun e jashtëm, që eventualisht të lëshohet edhe euroobligacion me kushte më të volitshme për vitin e ardhshëm 2018.

“Plani ynë është të shkojmë me detyrimin vendor, por vazhdimisht i ndjekim gjendjet dhe nuk e përjashtojmë mundësinë të shkojmë në tregun e jashtëm nëse mendojmë se ai në atë moment do të paguhej me çmim më të ulët. Tani mendojmë se si do të mbulohej viti 2018, por opinioni duhet të jetë i sigurt se me planin tonë dhe këto kushte në tregun vendor, do të mundemi pa probleme ta mbulojmë vitin”, theksoi ministri.

Që të realizohen shpenzimet e vazhdueshme në Buxhet për vitin 2017, Ministria e Financave do të fillojë në tregun vendor të tërheq shuma më të mëdha prej atyre që skadojnë, gjegjësisht, siç paralajmëroi Tevdovski, do të rritet neto tërheqja e letrave shtetërore me vlerë. Njëherësh, do të zvogëlohet frekuenca prej mbajtjes së ankandeve të letrave shtetërore me vlerë, në dy herë në muaj.

“Këtë e bëjmë me qëllim që të nxisim tregtimin sekondar me letrat shtetërore me vlerë, ku do të paraqiten investitorë të cilët kanë nevojë për mjete likuiduese të afateve më të shkurtra prej atyre të cilat ofrohen në ankandet e rregullta të shtetit”, sqaroi ministri.

T mobile In article [4]

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, përkujtoi se prej obligacionit paraprak kanë mbetur 203 milionë euro, mjete të cilat është paraparë të shfrytëzohen për mbulimin e detyrimeve të jashtme.

Global