Në një aksident që ka ndodhur dje në Shkup, e ka pësuar me lëndime të rënda 29 vjeçarja nga Manastiri e cila u përplas nga makina teksa ishte duke lëvizur në këmbë.

Siç njofton policia, dje në ora 12:20 në kryqëzimin nga bulevardi “Koço Racin” dhe rrugës “Mirçe Atsev” në Shkup ka ndodhur aksident në të cilin 38 vjeçarja A.E nga Leshnica e Poshtme, duke ngarë makinën e tipit “Daimler-Chrysler” me targa të Tetovës ka goditur këmbësoren 29 vjeçare J.P. nga Sveto Todori në Manastir, përcjell TetovaSot.

Në aksident me dëmtime të rënda e pësoi 29 vjeçarja e cila është mbajtur për trajtimin në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup.