Policia mbëmrë ka arrestuar 4 persona, pasi që pas një përleshje mes vete, njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri.
Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe tri gëzhoja. Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.
Rasti është cilësuar si tentin vrasje./Indeksonline/