Në disa qendra votimi në Berat është kërkuar ndërhyrja e policisë, pasi ka patur tensione.

Ndërhyrja është kërkuar në shkollat: “1 Maji”,  “Mehmet Ali Vrioni”, “28 Nëntori”, “Uznovë”, “Shyqyri Lakra”, “Starovë”, “Stadiumi i Ri”.

Ndërhyrja është kërkuar, pasi grumbullime njerëzish të pranishëm në këto qendra kanë shqetësuar komisionerët. Menjëherë janë dërguar shërbimet e policisë dhe situata është normalizuar dhe procesi po vijon i qetë.

Kujtojmë që ndryshe nga viti 2013-të, qytetarët e Beratit këtë vit kanë një pjesëmarrje më të madhe në votime, deri tani kanë marrë pjesë mbi 43%.