Temperaturat e larta që po qëndrojnë të tilla prej afro dhjetë ditësh, mesatarisht në 38 gradë, kanë shkaktuar edhe thatësirë që po rrezikon edhe Liqenin e Fierzës të shkojë drejt zbrazjes së plotë. Niveli i ujit vetëm javën e fundit, ka rënë me më shumë se 40 cm në ditë.

Agregatet e Fierzës, ndonëse jo me kapacitet të plotë ende punojnë dhe kjo e kushtëzuar nga sasia e importit të limituar sipas kontratave dhe pamundësia për të siguruar sasi tjetër të importit.

Drini i Bardhë dhe Drini i zi, dy burimet kryesore që furnizojnë liqenin e Fierzës janë në nivelin më të ulët të prurjeve dhe që nuk i kalojnë 100 metër kub në sekondë. Kjo situate e pazakontë, mund të bëhet premisë për një krizë energjetike nëse vijohet me këtë ritëm dhe nëse nuk do të ketë reshje në ditët në vijim.