Një qytet në Iran ka regjistruar të enjten pasdite temperaturën më të nxehtë që ka goditur ndonjëherë vendin dhe mund te këtë arritur edhe rekordin botëror për temperaturën më ekstreme.

Agjencia meteorologjike franceze postoi në Tëitter se në qytetin  e Ahvaz  temperatura kishte arritur në “53.7 ° C”.

Agjencia tha se temperatura është një “rekord absolutisht i ri dhe i pabesueshëm në Iran” dhe se kjo ishte temperatura më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në qershor mbi Azinë kontinentale.
“The Independent” raporton se temperatura në Ahvaz u ngrit edhe më shumë, dukearritur në 54 gradë, rreth orës 5 pasdite.

Sipas medieve ndërkombëtare në qytetet u bë aq nxehtë sa në disa rrugë  filloi të shkrinte edhe asfalti, duke tmerruar shumë qytetarë.

Autoritetet paralajmëruar banorët të shmangin lëvizjes në orët e nxehta të drekës.

T mobile In article [4]

Nëse agjencia franceze ka të drjetë,  atëherë ky shtet i Lindjes së Mesme ka regjistruar temperaturën më të nxehtë të matur ndonjëherë në Tokë në kohët moderne.