elekomi I Maqedonisë ka filluar me zbatimin e teknologjisë së re që do të mundësojë shpejtësi më të mëdha të telefonisë celulare. Rrejti i ri 4G+ nga shtatori do të jetë i kapshëm në qendër të Shkupit, pas çka nga viti i ardhshëm kjo teknologji do të përhapet edhe në qytetet e tjera më të mëdha. Kjo teknologji mundëson shpejtësi deri më 300 megabitë në sekondë dhe është pjesë e përgatitjeve për zbatimin e teknologjisë 5G e cila ende është në fazë të eksperimentit e që duhet të sigurojë shpejtësi enorme në internet, por vetëm pas vitit 2020.

Ajo që para disa viteve dukej e pamundshme, po bëhet realitet. Sot, Telekomi i Maqedonisë në Maqedoni ka matur shpejtësinë më të madhe të rrjetit celular prej mbi 300 megabitë në sekondë. Kjo është si rezultat i mbindërtimit të rrjetit 4G me teknologji të re, por është vetëm një hap drejt qëllimit tonë. Në tre vitet e ardhshme me investim prej mbi 60 milion euro planifikojmë ndërtimin e rrjetit të së ardhmes “Giganet” i cili përveç shpejtësive enorme të internetit gjithashtu do ta ndryshojë plotësisht mënyrën e komunikimit – tha Andreas Elsner, drejtor kryesor ekzekutiv i Telekomit të Maqedonisë.