Gjermania apo Kili, kush do ta përqafojë Kupën e Konfederatave në futboll? Gjermanët janë optimistë se do ta fitojnë trofeun e çmueshëm, ndërsa kilianët besojnë në cilësitë e tyre. Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, me kampionin e botës në fuqi, Gjermaninë, synojnë fitore, sikurse edhe Kili që ka llogaritë e saja. Të dielën në stadiumin St. Petersburg, duke filluar në orën 20.00, Gjermania e Kili luftojnë se cila do të fitojnë këtë garë, ndërsa për vend të tretë ndeshen Portugalia-Meksika (14.00). Përzgjedhësi i kombëtares gjermane, Joachim Low, tha se skuadra e tij me lojtarë të rinj mund tafitojë Kupën e Konfederatave kundër Kilit. Low tha se kjo garë është shumë e rëndësishme dhe në fakt iu jep edhe përvojë disa lojtarëve të rinj. Gjermania ka pasur një ecuri të mirë në fazën e grupit B, e e cila në hapje kishte mposhtur me rezultat 3:2 Australinë, për të barazuan me Kilin 1:1 dhe e mposhti Kamerunin me 3:1, duke zënë vendin e parë me 7 pikë.
Ndërkaq, në gjysmëfinale gjermanët e deklasuan me rezultat 4:1 Meksikën. Kili ka treguar paraqitje shumë të mira, e cila në hapje mundi me 2:0 Kamerunin, pastaj barazoi 1:1 me Gjermaninë dhe në fund 1:1 me Australinë, duke zënë pozitën e dytë me 5 pikë. Në gjysmëfinale Kili fitoi me penallti me rezultat 3:0 ndaj kampionit të Evropës, Portugalisë, ngase takim i përgjatë 90 minutave dhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta kishte përfunduar pa gola (0:0). Ata në finale ndeshen me Gjermaninë, kësisoj brenda pak ditësh sërish takohen ndërmjet vete.