E gjithë shëndetësia është e partizuar, secili spital, në secilin kënd, thotë në indervistën për Fokus, ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, duke pretenduar edhe se mjekët në këtë mënyrë nuk kanë mundur që të përballojnë padrejtësitë, janë demotivuar dhe kanë marrëv vendime për të ikur nga vendi drejt vendeve perendimore.
“Mjekët nuk kanë mundur të shikojnë se si punësohen ushtarët partiak dhe të përballojnë këtë gjë. Duke filluar që nga pastrueset, infermieret, paramedikëve, mjekëve, përkatësisht gjithkush që është punësuar në këto shtatë vitet e fundit ka qenë në baza partiake, me disa përjashtime të vogla. Fakt është se gjithçka është e partizuar, nuk janë zgjedhur profesionistë që e njohin punën, por ushtarë partiakë. Unë nuk dua që të përgjithësoj dhe të gjykoj se në një parti ka vetëm mjek të këqij. Mendoj se mjekët, mësimdhënësit dhe gjykatësit duhet që të jenë më pak të politizuar, gjegjësisht të zgjidhen më të mirët. Unë nuk them se unë do të arrij që ta departizoj, por do të jam maksimumin nga vetja që mjekët që do të fillojnë të punojnë të jenë ekspertë të fushave të tyre.”, ka thënë Taravari.