Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, së bashku me zavendës ministrin Goce Cakarovski, sot patën takim pune me kolegët e Klinikës Universitare për Neurologji në Shkup, me të cilët e pinë kafen e mengjesit dhe biseduan për punën e mëtejshme në klinikë dhe planet e ardhshme.
Kjo do të jetë praktikë e ministrit, së bashku me zavendës ministrin një herë në javë të vizitojnë nga një prej klinikave dhe të bisedojnë me udhëheqësinë dhe të punësuarit në klinikat universitare.