Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, Borge Brende, i shoqëruar nga një delegacion nga Norvegjia dhe nga ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë për Maqedoninë, Arni Bjornstad.
Nga pres shërbimi qeveritar informojnë se në takim është vlerësuar se Qeveria e re reformuese demokratike hap mundësi të reja për Republikën e Maqedonisë, si dhe për cilësinë e jetesës së ,qytetarëve ashtu edhe për integrimet euro-atlantike.
“Bëjmë një hap përpara drejt integrimeve euro-atlantike. Qeveria punon me përkushtim ndaj reformave dhe në vlerat demokratike të cilat i hapin perspektivat e vendit dhe qytetarëve të vendit tonë, pasi që e ardhmja e Republikës së Maqedonisë është në Bashkimin Evropian dhe NATO”, tha kryeministri Zaev.
Në takim janë theksuar si të rëndësishme reformat të cilat sigurojnë qeverisjen e së drejtës dhe institucione të pavarura.
Ministri i Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Brende i përshëndeti politikat inkluzive të kryeministrit Zaev, që janë në drejtim të kulturës politike që e kultivon bota demokratike. Është konstatuar se politikat e hapura janë në interes të stabilizimit politik të Maqedonisë, rrugës euro-atlantike dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
Paralajmëroi se Norvegjia është e gatshme edhe në nivelin konkret t’i ndihmojë reformat e domosdoshme për Republikën e Maqedonisë.