Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani sot do të tkaohet me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Drejtorisë për fqinjësi dhe negociata për zgjerim (DG NEAR) të Komisionit evropian, Xhenoveva Ruiz Kalavera.

“Vizita e Kalaverës, vjen në kohën e një agjende të fuqishme evropiane të Qeverisë, dhe paraqet edhe një konfirmim për intensitetin e proceseve eurointegruese”, kumtoi Sekretariati evropian për çështje evropiane.