Shefi i Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të Austrisë, gjeneral Otmar Komenda, i cili prej dje është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Maqedoni, sot do të takohet me shefin e Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral – nënkolonel, Metodija Veliçkovski.

Në takim pritet të flitet për procesin e transformimit dhe strukturës së ARM-së, kontributin e ARM-së në misionet paqësore ndërkombëtare, rolin e ARM-së në ballafaqimin me krizën e emigrantëve dhe zhvillimin e bashkëpunimit bilateral midis dy armatave në fushën e forcave për operacione speciale.

Shefi austriak i SHM-së së Forcave të armatosur dje u takua me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ndërsa së bashku me nikoqirin e vet, shefin e SHM-së së ARM-së, e vizituan edhe kufirin e Maqedonisë dhe të Greqisë në rajonin e karakollit “Bogorodica”.