Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot realizoi takim pune me Koordinatorin rajonal të Organizatës ndërkombëtare për migirm (IOM) për Ballkanin Perëndimor Piter Van Der Auveraret dhe me shefen e Zyrës së IOM-it në Shkup, Sonja Bozhinovska-Petrushevska.
Siç kumtoi MPB-ja, përfaqësuesit e IOM-it ia uruan zgjedhjen ministrit Spasovski dhe shprehën gatishmëri t’i ndihmojnë Ministrisë në periudhën që vijon, duke pasur para sysh faktin se kjo organizatë deri tani siguri mbështetje të konsiderueshme për MPB-në, posaçërisht gjatë krizës migruese, përmes pajisjes së qendrave pranuese dhe sigurimin e pajisjeve për regjistrimin e emigrantëve.
“Ministri Spasovski u falënderua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksoi se shumë e respekton mbështetjen që IOM dhe Bashkimi Evropian ia japin MPB-së, posaçërisht në pjesën e policisë kufitare. Mbështetja e tillë është e rëndësishme jo vetëm për ballafaqim të suksesshëm me krizën migruese, por edhe për krijim të qasjes së re dhe bashkëkohore për sigurimin e kufijve shtetëror”, theksohet në kumtesë.