Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot pati takim pune me ambasadoren e Japonisë Keiko Haneda.

Siç kumtoi MPB, ambasadorja i ka uruar zgjedhjen Spasovskit duke i dëshiruar punë të suksesshme dhe e ka potencuar gadishmërinë e Qeverisë së Japonisë që t’i ndihmojë Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Ministri Spasovski i është falënderuar për urimet edhe për bashkëpunimin e deritanishëm me Japoninë dhe shprehu bindje se ajo ende do të ketë mbështetje. Ai ka potencuar se Qeveria e Japonisë gjithmonë e ka ndihmuar Republikës së Maqedonisë në situata të krizës, si për shembull gjatë krizës së emigrantëve”, informon MPB.

Global

Në takim ishte potencuar edhe bashkëpunimi i mirë mes policive të të dy vendeve, veçanërisht në këmbimin e informatave për përballje me problemet globale si terrorizmi dhe radikalizmi i dhunshëm.

T mobile In article [4]