Ministri Lupço Nikolloski në takimin e sotëm me përfaqësuesit nga Delegacioni i Bashkimit Evropian i kryesuar nga udhëheqësi i seksionit për bashkëpunim Nikolla Bertolini, u njoftua me statusin e projekteve vijuese nga IPA të cilët janë në procedurë të tenderit dhe të cilat së shpejti duhet të fillojnë, kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Përfaqësuesit e Delegacionit i potencuan çështjet në të cilat duhet të kushtohet më shumë kujdes për implementimin e tyre më të suksesshëm dhe të plotë në interes të bujqve.

Theks i veçantë u vendos në IPA 2015 gjegjësisht në projektet për konsolidim, për kooperativa bujqësore dhe për mbështetjen në sektorin për ekonomi të ujërave të cilët në pako do të kontribuojnë për përmirësimin e gjendjes në agrar.

Delegacioni e theksoi edhe rëndësinë nga mbajtja e suksesshme dhe realizimi i sistemit të integruar administrativ dhe të kontrolluar i cili siguron të dhëna relevante për pagesën e mjeteve financiare ndaj bujqve.

Bertolini e theksoi edhe gatishmërinë e Delegacionit të BE-së për mbështetje të mëtutjeshme në lidhje me zbatimin e IPARD 2 programin për shfrytëzimin e plotë të tij.

Në takim u bisedua edhe për projektet në sferën e sistemit fitosanitar dhe pengesat të cilat duhet të tejkalohen në lidhje me funksionimin e suksesshëm në këtë fushë.

Në fund të takimit u dakordua që Ministria dhe delegacioni të mbajnë takime të rregullta mujore me qëllim të shfrytëzimit të suksesshëm të fondeve të BE-së të dedikuara për bujqësi dhe zhvillim rural, kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.