Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu sot takoi ambasadorin e Francës në Republikën e Maqedonisë, Kristian Timonie.
Në takim, sip kumtoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Fazliu afirmoi prioritetet e Qeverisë në fushën e qeverisjes lokale dhe zhvillimin rajonal, si dhe gatishmërinë për hapjen e formave të reja të bashkëpunimit.
Ambasadori Timonie vuri në dukje se Republika Francës është e gatshme të mbështesë Republikën e Maqedonisë në përmbushjen e synimeve të reformave për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Në këtë plan u theksua mundësinë e bashkëpunimit konkret ndërmjet komunave në të dy vendet si dhe këmbimi i përvojave për nxitjen e zhvillimit rajonal.
Në këtë takim, sipç thuhet, si pozitive u veçua përvoja nga bashkëpunimi me Normandinë, përmes së cilës gjashtë komuna nga Maqedonia vendosën bashkëpunim me komuna të Francës.
Ministri Fazliu e falënderoi për interesin e treguar dhe kërkoi që kontaktet të vazhdojnë në nivel teknik për precizimin e fushave dhe modalitetet e bashkëpunimit në interes të të dyja vendeve.