VMRO-DPMNE-ja do t’i përkrah agjendat reformuese për integrimet në Bashkimi Evropian, për të cilat vlerësohet se do të ishin në interes të të qytetarëve. Këtë qëndrim partiak lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski ia kumtoi ambasadorit amerikan Xhes Bejli në takimin e sotëm.

“Bashkëbiseduesit biseduan për gjendjen aktuale, prioritetet dhe sfidat e shtetit. U konstatua angazhimi që Republika e Maqedonisë sa më shpejtë të marrë vendim pozitiv për anëtarësim në NATO, gjë që edhe paraqet përcaktim strategjik i VMRO-DPMNE-së.

Në takimin u theksua edhe nevoja për debat lidhur me vendimet e rëndësishme dhe zgjidhjet ligjore.

Në takimin me ambasadorin amerikan ka marrë pjesë edhe anëtari i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov.