Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri i kundërpërgjigjet sulmeve te Ilir Metës. Përmes nje postimi ne facebook, Tahiri e akuzon Ilir Metën se ka paguar para, edhe ne mediat jashtë Shqipërisë, per te nxire figurën e tij dhe Policisë se Shtetit, madje ka vendosur edhe njerëz per ta përgjuar ish-ministrin. “Aq i pashërueshëm je ne ketë fiksimin tënd kundër meje, sa u lëshove fare edhe kundër Policisë se Shtetit, pasi u zgjodhe edhe president zotrote me votat e Partisë Socialiste. Ke jave te tera qe sa ti, sa gruaja jote, sa kryeshërbëtori yt, sa luanët e kotelet e kazanit tënd politik, merreni me mua duke sajuar lloj-lloj idiotësish, per gjoja presione policore e blerje votash” – thekson Tahiri. Me tej, ai akuzon Metën si tregtarin me te madh te blerjes se votave, me zarfe, telefona te fundit, thasë me miell e grurë madje dhe me vende pune.

Ish-ministri i brendshëm deklaron se nuk do te reshte se foluri deri sa  Meta te marre përgjigjen e duhur  pas 25 qershorit. Ndërsa nënkryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi ka reaguar menjëherë, duke ironizuar Tahirin me shprehjen e nje kënge: “Mos pi mall, por bej palestër.”