Suso ka refuzuar tri oferta interesante vetëm për të qëndruar në Milan
Anësori i talentuar i Milanit, Suso, nuk dëshiron të largohet nga “San Siro”.
Roma, Tottenhami dhe Napoli besohet të jenë klubet të cilat i refuzoi 23 vjecari, pasi ka kohë që kërkojnë shërbimet e ish anësorit të Liverpoolit.
Suso, të cilit i skadon kontrata me Milanin në vitin 2019, duket të jetë i zhgënjyer paksa që klubi nuk po e kontakton për rinovimin e saj.
“Ne kishim një marrëveshje në dhjetor për rinovimin e kontratës, por duket se tani për tani kanë prioritete tjera”, tha ai për Sky Sport Italia, duke iu referuar tollovisë së krijuar me portierin, Gigi Donnarumma.
“Kam pasur tri oferta nga klube që bëjnë gara në Ligën e Kampionëve, por dua të qëndroj. Jam i lumtur me tifozët dhe trajnerin”.
“Deri më tani askush nuk më ka thënë asgjë deri më tani për kontratën, jam duke pritur që nga dhjetori, do të shohim cfarë do të ndodhë”, shtoi ai.
“Kishim marrëveshje. Kam folur me Fassonen dhe më ka thënë se nuk ka asnjë problem për rinovimin e kontratës. Ende jam duke pritur, ata kanë numrin e agjentit tim, por deri më tani nuk mendoj ta ketë thirrur dikush”, u shpreh më tej lojtari, që lavdëroi edhe trajnerin Vincenzo Montella.