Shkëndija nga Tetova filloi furishëm garat evropiane. Skuadra shqiptare edhe pse luajti jashtë Tetovës si vendas, në stadiumin në Strumicë, kjo nuk e pengoi në asnjë mënyre për ta shkatërruar me rezultat 3:0 skuadrën nga Moldavia, Dacia, në ndeshjen e parë të rrethit të parë të Europa League. Futbollistët kuqezi zotëruan lojën dhe triumfuan me rezultat bindës falë golave të Besart Ibraimit (një gol) e Marjan Radeskit (dy gola).  Në 45 minutat e parë gjithçka ishte e qartë se nënkampioni i Maqedonisë do ta ‘shkelë’ me lojë rivalin.  Shënuesi më i mirë në Maqedoni, Ibraimi, e hapi serinë e golave, i cili ka qenë i saktë nga penallti pikërisht në minutën e 7-të. Futbollisti Marjan Radeski ka qenë në formë të mirë dhe në vazhdim shënon dy gola për fitoren e thellë të skuadrës tetovare. Ai në minutën e 11-të pas një veprimit të mirë dyfishojë rezultatin në 2:0.

Në 15 minutat e fundit (75’) të takimit, gjithçka ishte e qartë, Shkëndija thelloi fitoren falë golit të Radeskit. Djelmoshat e trajnerit Qatip Osmani tani kanë një epërsi komode për takimin e kthimit në Moldavi dhe pothuajse me një këmbë janë të kualifikuar në rrethin tjetër.

Shkëndija-Dacia 3:0

Global

Stadiumi “Mladost” në Strumicë.

Gjyqtar: K. Jakubik (Polonia).

T mobile In article [4]

Shënues: Ibraimi (7’-nga penalltia), Radeski (11’ e 75’).

Kartonat e verdhë:  Todorovski.

Shkëndija: Zahov, Todorovski, Bejtulai, Cuculi, Celikoviç (Murati 62’), Alimi, Vujçiç, Radeski, Hasani (Abdurrahimi 78’), Junior (Totre 87’) dhe Ibraimi.

Dacia: Railean, Seoane, Drashkoviq, Mamah, Fortes, Pascenco, Jalba (Adroniq 69’), Havrylenko, Olisaev (Bejan 54’), Punosevac dhe Diarra (ILescu 59’).