Hulumtuesit e sigurisë kanë zbuluar një “vaksinë” për sulmin kibernetik që goditi një sërë organizatash anembanë botës ditën e djeshme, duke paralizuar fuqitë kryesore te globit.

Sipas “BBC” krijimi i një skedari të vetëm mund të ndalojë sulmin që mos të infektojë të gjithë kompjuterin.
Megjithatë, hulumtuesit nuk kanë qenë në gjendje të krijojnë vaksinë “vrasëse” që do të izolojë virusin dhe të parandalojë përhapjen e tij në kompjuterë të tjerë të pambrojtur.

Ekspertët janë ende të pasigurt në lidhje me origjinën e virusit apo qëllimin e tij real.

Duke pasur parasysh se shuma që virusi kërkonte si shpërblim ishte vetëm 300 dollarë, shumë po spekullojnë se sulmi mund të jetë një strategji për të shkaktuar përçarje më të mëdha ose mund të ketë motive politike.

Ndër viktimat e sulmit ishin banka qendrore e Ukrainës, gjiganti rus i naftës “Rosneft”, firma britanike e reklamave “WPP” dhe firma ligjore amerikane “DLA Piper”./SYRI.net/