Të paktën 20 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmit ndaj një banke në qytetin Leshkergah, në provincën Helmand të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Mulladad Tubakar, mjek në spitalin e Helmandit, ka njoftuar për të paktën 20 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur si pasojë e sulmit me autobombë që ka ndodhur para një banke lokale në qytetin Leshkergah.

Njoftohet se sulmi është realizuar teksa nëpunësit shtetëror dhe mësuesit po prisnin në bankë për të marrë pagat e tyre.

Mësohet se përveç civilëve, në mesin e të plagosurve gjenden edhe ushtarë.

Sulmin ende nuk e ka marrë përsipër asnjë organizatë.