Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me autobombë në kryeqytetin e provincës së Baloçistanit, Kuetta, në jug perëndim të Pakistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi policia e Baloçistanit, sulmi me autobombë ka ndodhur në afërsi të drejtorisë policore rajonale, ku si pasojë kanë humbur jetën 11 persona, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur.

Ndërkaq, ekipet e ndihmës së parë kanë njoftuar se gjendja e disa prej të plagosurve është kritike.

Sulmin ende nuk e ka marrë përsipër asnjë organizatë.

T mobile In article [4]