Presidentët francez dhe amerikan, Emmanuel Macron dhe Donald Trump nënvizuan sot gjatë një bisede telefonike nevojën për të punuar për një përgjigje të përbashkët në rast sulmi kimik në Siri, njoftoi presidenca franceze.

Kjo deklaratë ndodhi ndërkohë që SHBA-ja akuzoi dje në mbrëmje regjimin sirian të Bachar al-Assad për përgatitjen e një sulmi tjetër kimik dhe u shprehën të gatshëm për t’iu përgjigjur së bashku ashtu si kishin bërë pas një sulmi të ngjashëm në fillim të prillit.

Emmanuel Macron gjatë bisedës telefonike ftoi Donald Trump dhe bashkëshorten për të marrë pjesë në paradën me rastin e festës kombëtare të 14 korrikut, sipas presidencës franceze.

“Presidenti francez përsëriti ftesën për presidentin Trump dhe bashkëshorten e tij për të marrë pjesë në paradën e 14 korrikut me rastin e 100-vjetorit të hyrjes në luftë të SHBA-së përkrah trupave franceze gjatë Luftës së Parë Botërore”, deklaroi i njëjti burim.