Autoritetet meteorologjike amerikane paralajmëruan sot mbi mundësinë e tornadove dhe përmbytjeve të konsiderueshme nga truhia tropikale ”Sindi”, aktualisht e lokalizuar në gjirin e Meksikës dhe po orientohet drejt brigjeve të Luizanës dhe Teksasit.

Sot rreth orës 06:00 GMT, Sindi ndodhej rreth 325 kilometra në jug të Morgan City, në Luizianë edhe rreth 435 kilometra në juglindje të qytetit Galveston, njoftoi qendra kombëtare e uraganeve.

”Sindi” do të përfshijë jug-perëndimin e Luizianës dhe juglindjen e Teksasit në përfundim të ditës së mërkurë para se t’i drejtohet sipërfaqes së tokës të enjten.

Stuhia pritet të shkaktojë rreshtje të dendura nga 15 deri në 22 centimetra, në nivele maksimale rreth 30,5 centimetra në disa zona.

“Reshje të dendura mund të shkaktojnë përmbytje masive që mund të cënojnë sigurinë e jetës”, paralajmëroi qendra kombëtare e uraganeve