Obasi Shaw, 20 vjeç, ka bërë histori duke arritur të paraqesë për tezën e tij të fundit në Harvard një album rep

Shaw ka mundur të diplomojë me një libërth me poezi, një novelë, apo një tregim të shkurtër, por vendosi të bëjë diçka tjetër.

Ai kishte filluar të reponte për tash e disa muaj, dhe idenë për të shkruar një rep-album në diplomimin e tij e mori nga nëna e tij, transmeton KlanKosova.

“Nuk kisha ndonjë ide tjetër, prandaj këtë e pata shansin e vetëm. Bëra bashkë albumin, e dorëzova dhe nuk prisja asgjë, por ja ku jemi”, ka thënë Shaw.

Ai albumin e ka titulluar “Liminal Minds”, dhe në të flet për tema si dallimet racore, religjionin, dhe identitetin e të zinjve në Amerikë.

“Kam dashur të shpalosë natyrën komplekse të asaj se si është të jesh njeri dhe me ngjyrë. Qëllimi im është t’i bëj njerëzit ta kuptojnë se me çfarë vështirësish përballën këta njerëz”.

“Pasi të gjithë jemi të barabartë – s’është se dikush është më njeri se tjetri”.

Në një nga këngët: “Hapi sytë”, Shaw fokusohet në sfidat dhe të drejtat e afro-amerikanëve.

Ai pohon se inspirimin e ka marrë nga prindërit e tij, të dy të diplomuar në Harvard.

Shaw kishte mbështetjen e tyre qysh nga fillimi i projektit të tij.

“Jam krenare me të dhe shpresoj se do të vazhdojë kështu”, ka thënë nëna e Shaw, Michelle.

Shaw thotë se për punën e tij me albumin do të diplomojë me A- (minus) në Departamentin e Anglishtes, dhe se më pas do të punojë për Google si inxhinier softueri.

“Jam ende i paqartë rreth të ardhmes time në muzikë, por sigurisht se të paktën do ta vazhdojë si hobi”.