Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot kishte takim pune me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Çarls Garet.
Siç kumtoi MPB-ja, ambasadori Garet ia ka uruar zgjedhjen ministrit Spasovski dhe i ka dëshiruar punë të suksesshme, ndërsa ka ofruar edhe ndihmë për reformat në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Spasovski ka shprehur falënderim për urimet dhe bashkëpunimin e deritanishëm me Britaninë e Madhe, si dhe bindje se ky bashkëpunim do të jetë edhe më përmbajtësor.
Ai e ka potencuar vendosmërinë për zbatim të reformave në policinë e Maqedonisë, me qëllim përfundimtar që policia të departizohet dhe dekriminalizohet dhe të jetë servis i vërtetë i qytetarëve.
Sipas ministrit Spasovski, parimet e ligjshmërisë, përgjegjësisë dhe ndershmërisë duhet të jenë parime themelore të çdo të punësuari në MPB.