Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ambasadori i Republikës së Sllovakisë Martin Bezak sot do ta vizitojnë qendrën e pranimit për migrantë “Vinojug” në Gjevgjeli.

Qëllimi i vizitës është rotacioni i tetë i pjesëtarëve të policisë sllovake të cilët zbatojnë aktivitete patrulluese së bashku me pjesëtarët e MPB-së në kufi me Greqinë.

Pesëmbëdhjetë pjesëtarë të policisë sllovake në fillim të muajit i ndërruan kolegët e tyre. Ata zbatojnë aktivitete të përbashkëta patrulluese me kolegët nga Maqedonia në kufi me Greqinë në Gjevgjeli, me qëllim të parandalimit në fushën e sigurisë publike dhe kalimin e paautorizuar të kufirit të shtetit.