Në Kuvend sot duhet ta vazhdojë seanca e pestë në të cilën ndër të tjera pikë e rendit është zgjedhja e zëvendësministrave të Qeverisë.

Kjo pikë me kërkesë të deputetit Ilija Dimovski nga VRMO-DPMNE-ja u zhvendos si e fundit në rendin e ditës të seancës me qëllim që deputetët të kenë më shumë kohë që të përgatiten për debat.

Para se të debatojnë për zgjedhjen e zëvendësministrave, deputetët në Kuvendin e Maqedonisë do t’i shqyrtojnë raportet vjetore të disa institucioneve, ndërsa do të debatojnë edhe për iniciativën qytetare për sjelljen e ligjit për ndryshim të Ligjit për marrëdhënie të punës me të cilin kërkohet vazhdim i pushimit të lindjes.

Këto janë zv/ministrat në qeverinë e Zoran Zaevit

Bekim Maksuti zv/ministër i Mbrojtjes

Agim Nuhiu zv/ministër i MPB-së

Oliver Ristovski zv/ministër i Drejtësisë

Arta Toçi zv/ministëre e Punëve të Jasthme

Shirete Elezi zv/ministëre e Financave

Kire Naumov zv/ministër i Ekonomisë

Vlaste Dimkoviq zv/ministër i Bujqësisë

Vladimir Llazovski zv/ministër i Kulturës

Goce Çakarovski zv/ministër i Shëndetësisë

Jani Makraduli zv/ministër i Ekologjisë

Visar Ganiu zv/ministër i Arsimit

Elmi Aziri zv/ministër për punë dhe politikë sociale

Dejan Pavlevski zv/ministër i Pushtetit Lokal

Remzi Mehmedi zv/ministër i Transportit

Aleksandër Bajadevski zv/ministër i Administratës