Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi ka treguar se sot do të fillojë numërimi i votave me kusht, të cilat janë rreth 25 mijë prej tyre.

Valmir Elezi ka thënë se po presin që shumë shpejtë të fillojnë më numërimin e votave me kusht, duke treguar se janë 25 mijë sosh.

“Po presim qe shume shpejt te fillojmë numërimin e Votave me Kusht. Janë rreth 25 mije vota me kusht. Aktualisht është duke u bërë edhe një verifikim, për te krahasuar votuesit e rregullt me votuesit me kusht”, ka thënë Elezi për Insajderin.

T mobile In article [4]

Zëdhënësi i KQZ’së gjithashtu tha se aktualisht është duke u bërë verifikimi, për të krahasuar votuesit e rregullt me votuesit me kusht të zgjedhjeve të 11 qershorit.