Pas vendimit të djeshëm të Këshillit të Prokurorëve nëse rasti Sopoti duhet ose jo ti kaloj Prokurorisë Speciale Publike, këtë duhet të vendos Prokuroria për Krim të Organizuar. Të akuzuarit  e rastit në fjalë shpresojnë në epilog pozitiv, gjegjësisht Prokuroria për Krim të organizuar të sjell vendim që lënda t’i kalojë Prokurorisë Speciale Publike, pas çka  presin që në seancën e parë kjo Prokurori ta tërheq aktakuzën dhe t’i  lerë të lirë. Ndërkohë që pas përfundimit të këtij procesi këmbëngulin që personat që e kanë montuar këtë rast të dalin para organeve të drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Shpresojmë se me seancën e parë do të përfundojë lënda, vetë prokuroria speciale ka deklaratë në të cilën ka thënë se dëshmia e Ramadn Bjaramit është dhënë me dhunë , policia vetë e ka pranuar që e ka marr me dhunë , nuk e dijë tash çka duhet më tepër—tha i akuzuari Shaban Limani.

14 vite jemi endur në gjykata  kemi marr edhe borxh  po shpresojmë se drejtësia më në fund do të dalë në shesh , po të dalë drejtësia në shesh është shumë rrezik dhe shumë vështirë- tha i akuzuari tjetër Sulejman Sulejmani.

 Ne kemi të kërkojmë përgjegjësi dhe kemi dëshirë që ata që e kanë montuar këtë rast të dalin par gjykatës dhe tu jepet dënimi maksimal dhe në prezencë tonën t’u jepet dënimi- tha i akuzuar Zenel Klaiqi.

 Ne kërkojmë që personat që e kanë montuar rastin e Sopotit  të dënohen me burg , se na kanë marr në qaftë 11 banorë edhe atë me këmbëngulje do e kërkojmë- apeloj i akuzuari Samet Lutfiu.

T mobile In article [4]

Avokati Naser Raufi thotë se ligji nuk parasheh që lëndën tek specialja ta kalojë prokuroria për krim të organizuar, por sipas tij kjo blenë kohë.

Nuk është në bazë të ligjit që për këtë  lëndë  as të vendos këshilli prokurorëve , por në bazë të ligjit për prokurori Speciale ato lëndë që i kërkon dhe që ka kompetencë me automatizëm duhet që ti jepen.  Në seancën e parë do  të tërhiqet akt akuza  nga ana e prokurorisë speciale  dhe ky është rast i montuar dhe doli në përgjime ky është një rast klasik ku është kompetenca e prokurorisë- deklaroi avokati Naseri .

Pas mbledhjes së djeshme Këshilli i Prokurorëve vendosi që për rastin “Sopoti” nëse duhet ose jo t’i kalojë Prokurorisë Speciale të vendosë Prokuroria për Krim të Organizuar. Kryetari I Këshillit të Prokurorëve Petar Anevski, i cili lëndën e ruante për muaj të tërë në sirtar deklaroi se Prokuroria e Përgjithshme për Krim të Organizuar në afat prej 8 ditësh duhet të prononcohet lidhur me këtë vendim./Alsat-M         

Global