Pas mbledhjes e cila zgjati rreth 3 orë Këshilli i Prokurorëve vendosi që për rastin “Sopoti” nëse duhet ose jo t’i kalojë Prokurorisë Speciale të vendosë Prokuroria për Krim të Organizuar. Kryetari I Këshillit të Prokurorëve Petar Anevski, i cili lëndën e ruante për muaj të tërë në sirtar deklaroi se Prokuroria e Përgjithshme për Krim të Organizuar në afat prej 8 ditësh duhet të prononcohet lidhur me këtë vendim.
Anëtari I Këshillit të Prokurorëve Mexhit Jusufi, për Alsat deklaroi se në pajtim me ligjin Porkuroria për Krim të Organizuar është e detyruar që lëndën “Sopoti” t’ia dorëzojë Katica Janevës.
Në procesin gjyqësor për rastin “Sopoti”, 11 banorë të fshatit me po të njëjtin emër u dënuan me gjithsej 156 vite burg. Ata u shpallën fajtor për vendosjen e minës në fshatin Sopot të Kumanovës, në vitin 2003, ku e humbën jetën 2 ushtarë polak të NATO-s dhe një civil. Të akuzuarit gjatë kohë kanë pritur që rasti të kalojë në duart e Katica Janevës duke marrë parasysh se ishte publikuar bisedë e përgjuar, pikërisht për këtë rast.