Në BE Info Qendrën në Shkup sot do të nënshkruhen marrëveshje për grant për komunat Sopishte dhe Çeshinovë – Obleshevë, të cilat janë pjesë e Projektit për investime komunale rurale, të financuara përmes IPA programit për zhvillim rural.

Në ngjarje është paralajmëruar prania e ministrit të Financave Dragan Tevdovski, i euroambasadorit Samuel Zhbogar, Marko Mantovaneli udhëheqës në Bankën Botërore për Maqedoni, si dhe kryetarët e komunave Sopishte dhe Çeshinovë-Obleshevë, Stevçe Tërpkovski dhe Kostadin Liçkov