Sllovenia ka fituar tri të katërtat e Gjirit të Piranit, por nuk ka fituar dalje në ujërat ndërkombëtare, megjithatë ka një shteg përmes pjesës së detit kroat. Kështu ka vendosur Gjykata e Arbitrazhit, raportojnë mediet e atjeshme, transmeton Koha.net.

Po ashtu Sllovenia ka fituar kalim të lirë nëpër detin kroat drejt ujërave ndërkombëtare.

Korridori deri në ujërat ndërkombëtare është i gjerë rreth 2,5 mile nautike dhe sipas vendimit të gjykatës anijet dhe avionët sllovene do të kenë gjithë lirinë e kalimit nëpër territorin kroat.

Global

Gjykata e Arbitrazhit në Hagë ka thënë se kufiri tokësor në mes të Sllovenisë e Kroacisë kryesisht është i pakontestueshëm, transmeton Koha.net.

Pushteti dhe opozita kroate në prag të publikimit të vendimit ishin unikë në qëndrimin se marrëveshja e arbitruar për Kroacinë është “shkronjë e vdekur në letër” dhe se në mënyrë të qetë e esëll duhet kërkuar mënyrë tjetër të zgjidhjes së kontestit territorial që lidhet me kufirin detar.

T mobile In article [4]

Sllovenia, nga ana tjetër, ka thënë se vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit rreth kontestit kufitar duhet të respektohet. Leximi i vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit ka filluar nga vendet kontestuese në kufirin verior të Kroacisë veriore me Slloveninë.

Kjo zgjidhje është në përputhje me marrëveshjen Dërnovshek-Raçan nga viti 2001, nga e cila kishte hequr dorë ish-kryeministri kroat sepse nuk kishte pasur përkrahjen e Kuvendit (Saborit).