Kardinali i Vatikanit George Pell, ka mohuar me forcë çdo keqbërje pasi u akuzua për afera seksuale në Australi.
Ai u kundërpërgjigj duke thënë se i ishte nënshtruar “uljes së pamëshirshme të karakterit” gjatë hetimit dyvjeçar mbi pretendimet për përdhunim.
Ai tha se Papa i kishte dhënë një leje për të zbardhur akuzat, shkruan syri.net.
Kardinali Pell, 76 vjeç, i cili është i vendosur në Vatikan, konsiderohet si zyrtar i tretë në Selinë e Shenjtë.
“Unë jam i pafajshëm për këto akuza, ato janë të rreme. E gjithë ideja e abuzimit seksual është e neveritshme për mua”.
Akuzat lidhen me një skandal të madh seksual në gjithë Australinë , ku kisha është akuzuar për abuzime me fëmijë.
Më shumë se 1,100 ankesa për abuzim seksual ndaj fëmijëve janë ngritur kundër Kishës Anglikane të Australisë, duke bërë që të nisë një hetim zyrtar me ngritjen e një komisioni të posacëm.
Akuzat, që datojnë nga viti 1980 deri në vitin 2015, janë bërë ndaj 569 figurave të kishës, duke përfshirë 247 klerikë të lartë, shkruan “BBC”
Kisha Anglikane ka pranuar se është duke u përpjekur të mbajë viktimat “sa më të qetë” për të mbrojtur reputacionin e saj.