Ka degjeneruar në konfrontim fizik përplasja mes qytetarëve dhe policisë bashkiake për prishjen e Këndit të Lojërave të Rruga e Kavajës.

Qytetarët shembën gardhin e vendosur nga bashkia, duke kundërshtuar prishjen e parkut për ndërtimin e një kompleksi pallatesh.

Grupi i aktivistëve “Qytetarët për Parkun” dhe banorët e zonës janë vendosur të mos lejojnë prishjen e kësaj lulishteje, një nga zonat e pakta të mbetura të gjelbra në Tiranë.