Ndonëse nuk është mbyllur ende procesi i numërimit të votave, në Urën Vajgurore të qarkut Berat, komisionerët që mbikëqyrin procesin e numërimit, bëjnë diçka krejt tjetër.

Dikush nga anëtarët ka arritur të fotografojë njërin prej komisionarëve, duke parë filma porno për shtatë palë qejfe në celularin e tij.

Nuk dihet ende i kujt force ka qenë komisioneri, por kjo s’ka shumë rëndësi përballë veprimit që ka zgjedhur të bëjë, kur supozohet se duhet të ishte në krye të detyrës. Fotot janë siguruar nga JOQ.