Portugalia dhe Kilin kanë barazuar 0:0 në kohën e rregullt në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave

Nuk ka finalist pas 90 minutave ndërmjet Portugalisë dhe Kilit, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.

Të dy skuadrat kishin rastet e tyre për të shënuar golin e fitores dhe të kalimit në finale, por dështuan në momentet vendimtare.

Fituesi i kësaj ndeshje dhe kalimi në finale do të vendoset gjatë vazhdimeve ose me penallti.