Grupi xhihadist Shteti Islamik (ISIS) u tërhoq krejtësisht sot nga Alepoja, duke i dhënë fund një pranie katërvjeçare në provincën veriore të Sirisë, njoftoi Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).

“ISIS-i është tërhequr krejtësisht nga provinca e Alepos përballë përparimit të forcave të regjimit”, tha shefi i kësaj OJQ-je, Rami Abdel Rahmane.

Kjo tërheqje e ISIS-it nga Alepoja është konfrimuar gjithashtu edhe nga burime ushtarake siriane.

“Në juglindje të provincës së Alepos, forcat e regjimit rimorrën dje në mbrëmje nën kontroll një rrugë që izolonte 17 fshatërat e fundit që mbahen nga ISIS-i në këtë zonë duke i shtyrë xhihadistët të tërhiqen”, shpjegon ai.

Kjo rrugë e rëndësishme bashkon provincën e Hama, në perëndim të Alepos, me atë të Raqa, në lindje të provincës.

T mobile In article [4]

Kjo është një tjetër humbje për ISIS-in që kontrollonte në fund të vitit 2014 gjysmën e provincës së Alepos.

Global

Comments are closed.