Njerëzit që kanë frikë nga udhëtimet me aeroplanë, vuajnë nga aviofobia.

Kjo është një “sëmundje” që prek shumë njerëz, mosha të ndryshme, në mbarë botën. Shkalla e prekjes është e ndryshme. Disa fluturojnë gjithë ankth, disa të tjerë mezi që pranojnë të udhëtojnë me avion e shumë të tjerë as që e shohin si opsionin avionin.

Kemi dëgjuar për disa emra të njohurish që kanë frikë të fluturojnë me aeroplan, e ndër ta është edhe Sinan Hoxha, që nuk e ka fortë në qejf fluturimin në hava.

Këngëtari arsyetohet duke thënë se ka parë disa incidente gjatë fluturimeve me avion, andaj i është krijuar kjo fobi, shkruan “Kosovarja”.

Pavarësisht frikës e merakut, Hoxha shpesh duhet të fluturoj, ndonëse krejt jashtë dëshirës së tij.

E kuptuat se kujt i frikësohet më së shumti këngëtari i muzikës popullore e turbo-folk.