Me siguri që ju e dini mirë se jeni përkrah njeriut të duhur, me të cilin jeni e dashuruar dhe po jetoni marrëdhënien në çift që gjithmonë e keni ëndërruar, por ne po ju japim një freskim kujtesës suaj.

Na tregoni, po ju çfarë do t’i shtonit listës?

. Ai mburret gjithmonë për ty. Nëse ti ngrihesh në detyrë në vendin e punës apo thjesht fiton bileta për një koncert, ai nuk reziston dot pa i thënë të gjithëve, madje edhe atëherë kur t’i nuk e konsideron aq të rëndësishme. Sepse ai është fansi yt më i madh.

2. Edhe pas shumë vitesh të kaluara së bashku, ai akoma vazhdon të bëjë gjeste të vogla prej kavalieri për ju. Si për shembull, të të hapi derën, apo të të mbajë përkrahu kur ty të dhembin këmbët, pasi ke mbajtur veshur taka të larta gjatë gjithë ditës dhe nuk ke fuqi të hedhësh as edhe një hap më shumë.

3. Ai nuk mundohet të të ndryshojë ty. Ai e di që ti mund të jesh më e çrregullt se ai, se ti nuk di të gatuash apo të pëlqen të kesh pranë një kotele të vogël – dhe atij nuk i prishin punë këto, për të është gjithçka në rregull.

4. Mund të qash përpara tij, pa u ndjerë në siklet. Ai e di kur duhet të shqetësohet, apo kur ti thjesht je prekur nga skena e ndonjë filmi.

5. “Më mungon” nuk është thjesht një fjalë që ti ja thua kot. Është diçka që ti e ndjen me të vërtetë, edhe nëse nuk ka kaluar shumë kohë (p.sh. dy orë) që kur u takuat me njëri-tjetrin.

6. Kur shoqet e tua ankohen për bashkëshortët apo të dashurit e tyre, ti qetësohesh sepse nuk je pjesë e këtij debati. Nuk është se do të mburresh, por vërtetë nuk ankohesh për partnerin tënd sepse ai është i mrekullueshëm për ty.

7. Ai është i afrueshëm me familjen tënde dhe ai sigurohet që ti ta dish këtë fakt. Ai do ta telefononte babanë tënd, apo gjyshen tënde pa asnjë lloj hezitimi. Gjithashtu edhe ti do shkoje te ditëlindja e nipit të tij, edhe nëse ai s’do ishte aty.

8. Ai shqetësohet për miket e tua. Nëse njëra prej tyre po kalon një ditë të keqe, ai të sugjeron të kalosh ca kohë me të. Dhe nëse ka disa kohë që nuk ja dëgjon emrin ndonjërës prej tyre, ai të pyet se si po i shkojnë gjërat asaj.

9. Ai ju le të “shfryheni”. Nëse ka diçka që ju shqetëson, ju keni nevojë ta përsërisni e ta përsërisni pa fund. Ai nuk mërzitet nga kjo. E vetmja gjë që e shqetëson është se ti je e mërzitur dhe atij nuk i pëlqen kur ti ndihesh kështu.

10. Ai të thotë, pa e pritur, se ti dukesh shumë joshëse. Dhe mund të jetë dita kur ti s’i ke rregulluar flokët, apo nuk ke bërë makijazh, apo je veshur me një bluzë të thjeshtë.

11. Ju mund të bëni gjëra së bashku (si p.sh. të udhëtoni diku) pa u grindur gjatë gjithë kohës. Të gjithëve na ka rastisur të shohim (apo edhe të jemi pjesë) e ndonjë zënke idiote mes një çifti që nuk bien dakord se ku duhet të hanë drekë. Ju mund të bëni gjëra edhe më të vështira me partnerin tuaj, pa bërë gjithë këto fjalë

Comments are closed.