Nuk kanë munguar batutat dhe ironitë e Arjan Çanit ndërsa ka pasur të ftuar në emisionin e sotshëm edhe Presidentin e zgjedhur të shtetit, Ilir Metën. Ndër të tjera Çani i tha se ka dëgjuar raste të blerjes së votës në vlera që kapin edhe 100 mijë lekë të vjetra.
Ndërkohë, duke dhënë një qëndrim të tijin për Metën si lider politik, Çani tha se presidenti i zgjedhur i ka mbijetuar gjithmonë prapaskenave politike.
Ti bëhu gati se një betejë e re të pret në jetën tënde. Kanë dashur gjithmonë ta fusin, por ke mbijetuar. Por ti ke një sekret që ata s’e kanë, por nuk do e themi sot. Të lutem mos e humb shqiptarinë dhe qetësinë”, ju drejtua Arjan Çani Metës.
Nga ana e tij, ish kreu i LSI-së shprehu bindjen se rinia “do ta thotë me të madhe fjalën e saj më 25 qershor.”