Pak para mbylljes së fushatës elektorale në Shqipëri, Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar për emisionin ‘Xing me Ermalin’.
Ndër të tjera ajo ka folur për të ardhmen e drejtimit të LSI pas zgjedhjes së ish kryetarit Meta si President i vendit. Ajo tha se Petrit Vasili është njeri paqësor, shumë social dhe nuk është për politikë., e gjitha në një bisedë e nisur nga Ermal Mamaqi me humor.
“Shifeni këtë punën e Erës se Petrit Vasili nuk do rrijë gjithë jetën aty”.-ka bërë sugjerim Ermali, për vajzën e Kryemadhit. As një muaj pas kësaj deklarate Petrit Vasili jep dorëheqjen nga LSI.